Humbi babanë 5 ditë para diplomimit, përlotet Civici: Pengu i jetës sime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humbi babanë 5 ditë para diplomimit, përlotet Civici: Pengu i jetës sime

Profesori Adrian Civici, i ftuar në “Quo Vadis” në ekranin e Vizion Plus ka rrëfyer një nga pengjet më të mëdha në jetë. Ai rrëfen se babai i tij ka ndërruar jetë 5 ditë para diplomimit të tij. Babai, thotë profesor Civici, mezi e priste ceremoninë e diplomimit, por fatkeqësisht ndërroi jetë 5 ditë para se të mbaronte shkollën.

Adrian Civici: Me babain kam pasur marrëdhënie të natyrës më kulturore, më psikologjike. Ai ishte më tepër kujdestari im në gjithë karrierën time, në shkollë, më ka shoqëruar vazhdimisht. Në shtëpinë tonë babai kishte mbaruar liceun francez që në atë kohë dhe kishte fjalor, kishte shumë gjëra që më shtynë të mësoja fërngjishten. Në atë kohë ishin të rralla dhe nuk mërzitej duke shfletuar faqe të tëra për çdo gjë që kisha nevojë. Edhe vetë orientimin për në shkollë e kam pasur shumë më afër në këtë drejtim.

Pranvera Borakaj: Ju ndikoi largimi nga jeta e babait?

Adrian Civici: Shumë! Ishte në një moment…ndërroi jetë 5 ditë para se të mbaroja shkollën dhe ishte pjesë shumë e dhimbshme që më ka ngelur akoma në mendje. Me vite të tëra thoshte ‘dita më e lumtur e jetës time do të jetë kur Tedi të mbarojë shkollën, të diplomohet’. Po e priste, por ndërroi jetë 5 ditë përpara dhe ishte shumë e rëndë. Edhe sot e kujtoj vazhdimisht, t’i ngelë njeriut një peng i tillë, sepse unë isha dhe fëmijë i vetëm./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy