Mirela Dvorani ka humbur bashkëshortin e saj nga shpërthimi i depos së municionit në Gërdec.
Para togave të zeza, ajo deklaroi sot se bashkëshorti i saj punoi aty për mbi një vit si ekonomist, ndërsa ka treguar edhe merakun që ai kishte.
Mirela Dvorani thotë se bashkëshorti i saj i ka thënë se nuk ka pasur siguri në vendin e punës dhe kushtet kanë qenë primitive.
“Kam humbur bashkëshortin tim Endri Dvorani. Ai ka qenë i punësuar si ekonomist atje më herët ka qenë ushtarak por ishte i liruar nga ajo detyrë. Në Gërdec ka punuar nga Shtator 2006- 15 Mars 2008. Ai ishte përgjegjës i disa grave dhe maste punën e tyre. Aty filloi pune se ishte në zanatin e vet. Ai ishte i merakosur për kushtet e punës, për sigurin teknike pasi aty punohej në kushte primitive kete shqëtësim ma kishte shprehur vet”, ka thënë Mirela Dvorani.
Pas dëshmisë së saj, nga ana e mbrojtjes nuk ka pasur asnjë pyetje.