Humbi betejën me Covid/ Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Kosta Grillo

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humbi betejën me Covid/ Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Kosta Grillo

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit sportiv, Kosta Grillo.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ky është një lajm i trishtë për sportdashësit që falë zërit dhe profesionalizmit të tij kanë njohur emocionet e fushës së gjelbër.

“Fatkeqësisht komentatori i njohur sportiv, Kosta Grillo, e humbi betejën me COVID-19. Një lajm i trishtë për sportdashësit që falë zërit dhe profesionalizmit të tij kanë njohur emocionet e fushës së gjelbër. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve”, shkruan Basha.

Gazetari i mirënjohur humbi jeten pas një beteje të gjatë me Covid. Ai ndodhej në Turqi prej më shume se një muaji ku po merrte trajtim të specializuar, por fatkeqësisht nuk arriti tja dilte.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy