
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:30, në Baldushk.
17-vjeçari me iniciale Sh.V. duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Advertisement
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë.
Tiranë/Informacion paraprak
AdvertisementMë datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jetë.
AdvertisementGrupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.