
Një turist çek ka humbur jetën në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, në Vlorë këtë të mërkurë. Mësohet se gjatë hedhjes me parashutë në këtë zonë, 70-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Si pasojë ai ka humbur kontrollin e parashutës, gjë e cila ka rezultuar fatale për jetën e tij.
Advertisement
“Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Advertisement
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.