Humbi nënën dhe motrën në aksidentin në Kroaci, flet i riu: Një 16-vjeçar më ka shpëtuar jetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humbi nënën dhe motrën në aksidentin në Kroaci, flet i riu: Një 16-vjeçar më ka shpëtuar jetën

Familja Binakaj në Kosovë ka hapur dyert e mortit dhe po pret trupin e dy prej viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci ditën e dielë.

Dy viktimat e familjes Binakaj janë Valentina 45-vjeçe dhe Erlinda 18-vjeçe ndërsa i mbijetuari është Fatjon Binakaj, i cili në një deklaratë për mediat tha se po të mos ishte një 16-vjeçar që do e shpëtonte ai tashmë do të ishte i vdekur.

Ai tha se vetëm disa minuta pasi e zuri gjumi ndodhi aksidenti dhe pas kësaj ai kishte mbetur në autobus. Ishte një i ri që e ndihmoi të dilte nga aty dhe vetëm pas 20 minutash ai ishte përmendur.

“Mas 20 minutave që kemi fjet, kam ni piskamë, edhe ka ra autobusi. Një djal 16-vjeçar më ka shpëtu jetën, më ka nxjerrë prej autobusi, mas 20 minutave më ka ardh vetëdija. Unë nuk kam marrë lëndime shqyqyr prej zotit, më kanë ba kontrolle po mirë jam kanë”, shtoi ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy