Humbja në zgjedhjet lokale, pllakos heshtja në Lëvizjen Vetëvendosje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humbja në zgjedhjet lokale, pllakos heshtja në Lëvizjen Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje është humbësja e madhe e zgjedhjeve lokale. Edhe pas raundit të dytë të zgjedhjeve LVV nuk ka arritur që të fitore Komunën e Prishtinës dhe ka arritur që të fitojë vetëm në 4 komuna.

Nga Lëvizja Vetëvendosje ka një heshtje për mediat, pasi përveç deklaratës së Arben Vitisë, askush tjetër deri tani nuk ka folur.

Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar edhe pas orës 12:00 të natës në selinë e Vetëvendosjes dhe nuk ka pranuar që të ketë asnjë ballafaqim me mediat”, tha gazetarja Blerta Dalloshi Berisha.

Ndërkohë për sa i përket një rezultati përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pritet që dalë shumë shpejt, por vonesat mund të shkaktohen nga ankesat e partive humbëse.

Advertisement

Janë disa procedura por që nuk do të nevojitet që të jenë shumë të gjata, pasi jemi në balotazh dhe kemi vetëm dy kandidat. Pritet nëse do të ketë ankesa, dhe ky është një afat prej 72 orësh. Nëse ka ankesa dhe në Gjykatën Supreme, ky afat zgjatet dhe për 3 ditë. Këto janë procedurat e ankesave.

Ndërkohë që në qendrën e numërimit nëse nuk ka ankesa, do të numërohen dhe votat me kusht dhe nga diaspora. Por vlen të përmendet se shumë kandidatë kanë pranuar humbjen e zgjedhjeve. Kjo është një kulturë e re që është sjell këtu në Kosovë dhe janë për t’u marrë shembull”, shtoi më tej gazetarja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy