Hyjnë në fuqi masat e reja/ Pas orës 20:30, asnjë qytetar në rrugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hyjnë në fuqi masat e reja/ Pas orës 20:30, asnjë qytetar në rrugë

Nga sot hyn në fuqi kufizimi i ri i lëvizjes për qytetarët, prej orës 20:30 minuta deri në 06:00. Orari i lirisë së lëvizjes është shkurtuar me 1 orë e 30 minuta.

Ky ishte vendimi i marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Masat do të jenë në fuqi deri më datë 4 janar.

Ndërkohë, pas datës 4 janar, do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 – 06:00. Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese, do të gjobiten sipas aktit normativ.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy