Hyn në fuqi ligji i ri në Greqi: Kush nuk vaksinohet ikën nga puna, “zbrazen” spitalet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hyn në fuqi ligji i ri në Greqi: Kush nuk vaksinohet ikën nga puna, “zbrazen” spitalet

Nga sot në Greqi do të hyjë në fuqi masa e pezullimit nga puna për punonjësit e vaksinuar në sistemin e shëndetësor.

Rreth 10 mijë punonjës të këtij sektori nuk e kanë marrë ende vaksinën. Dhe me ligjin e ri ata do të pushohen nga puna si për mbrojtjen e tyre ashtu edhe për mbrojtjen e pacientëve për të cilët kujdesen.

Nga ky proces do të lindin shumë boshllëqe në sistemin shëndetësor të cilat pritet të përcaktohen me saktësi në 48 orët e ardhshme.

Ministri i Shëndetësisë e quajti me rëndësi këtë proces duke theksuar se stafet mjekësore duhet të binden që të vaksinohen.

Advertisement

Qeveria ka hartuar një plan që përcakton si do të vendosen infermierët dhe mjekët e vaksinuar në mënyrë që të plotësohen boshllëqet e krijuara në disa qendra shëndetësore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy