I akuzuar për korrupsion në zgjedhje, gjykata merr vendimin për kandidatin e LSI për deputet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I akuzuar për korrupsion në zgjedhje, gjykata merr vendimin për kandidatin e LSI për deputet

Lihet në arrest shtëpie Etjon Joka, kandidati i LSI për deputet, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje.Ai u filmua duke i dhënë qytetarëve 100 dollarë në këmbim të votës vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë u reklamua nga LSI si një prej të rinjve më premtues. Ndonëse është kapur me zë dhe me figurë duke vjedhur vota, vetë Joka, pas publikimit të videos tha se gjithçka është e sajuar dhe e montuar.

“Fundi i montazheve ka qenë i turpshëm ashtu siç do jetë dhe fundi i Rilindjes në 25 Prill. Çështjen e këtij montazhi do ta ndjek edhe në rrugë ligjore pas 25 Prillit. Deri në 25 prill përpara të bëjmë çdo gjë për fitoren e madhe“, shkruajti ai në rrjetet sociale.

Etjon Joka mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa ishte shpallur në kërkim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy