I akuzuar për vjedhje banese, si arriti ti ikte nga duart, 21 vjeçari forcave të policisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I akuzuar për vjedhje banese, si arriti ti ikte nga duart, 21 vjeçari forcave të policisë

Një i burgosur i dhomave të paraburgimit të burgut të Drenovës ka arritur të arratiset nga tunelet e gjykatës së Korçës.

 

Burime të siguruara thanë se gjithçka ka ndodhur pasi Kristjan Medolli, i akuzuar për vjedhje ka marrë masën e sigurisë arrest me burg dhe ka qenë duke hipur me pranga në duar ne shoqërimin e policisë.

Ne këtë moment thanë të njëjtat burime se Medolli ka arritur tu largohet me vrap togës se shoqërimit duke dalë edhe jashtë rrethimit, garazhit dhe të gjykatës.

Advertisement

 

Nuk dihet nëse dera kryesore e garazhit por dhe ajo e rrethimit të jashtëm ka qenë e mbyllur si mase sigurie, siç procedohet në raste të tilla. Ashtu siç nuk dihet nëse në porta kryesore ka pasur një toge tjetër policësh për masat r sigurisë në rastet e kësaj natyre.

 

Ajo çfarë dijet tashmë është se forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në akset rrugore nacionale dhe jo vetëm, me qëllim kapjen e të arratisurit Kristjan Medolli.

Advertisement

 

Medolli ditën e sotme është paraqitur pranë gjykatës së Korçës ku dhe ka marrë masën e sigurisë për akuzën e vjedhjes dhe me vendim gjykate do të dërgohej ditën e sotme në dhomat e paraburgimit të Elbasanit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy