I dehur në timon, suedezi arrestohet në Gjirokastër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një shtetas suedez, i cili është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dijse se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S.T 41-vjeç.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin S. T., 41 vjeç, banues në Suedi, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy