I dënuar me 12 vjet burg për vjedhje/ Ekstradohet nga Greqia në Shqipëri 37 vjeçari (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I dënuar me 12 vjet burg për vjedhje/ Ekstradohet nga Greqia në Shqipëri 37 vjeçari (EMRI)

Sajmir Brahimi i cili është i dënuar me 12 vjet burg për vjedhje me dhunë është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë.

 

37 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

 

Advertisement

Sajmir Brahimi, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., në vitin 2014, në Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shtetasit F. B., një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 3 aparate celulare.

 

Interpol Tirana

 

Advertisement

Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i dënuar me 12 vjet burgim, për vjedhje me dhunë.

 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët grekë është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi Sajmir Brahimi, 37 vjeç.

 

Advertisement

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

 

Shtetasi Sajmir Brahimi, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., në vitin 2014, në Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shtetasit F. B., një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 3 aparate celulare. 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy