I dënuar me burgim të përjetshëm/ Aldo Bare kërkon ulje të dënimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I dënuar me burgim të përjetshëm/ Aldo Bare kërkon ulje të dënimit

Alfred Shkurti, i njohur ndryshe si Aldo Bare ka kërkuar ulje të dënimit ndërkohë që në shtator të viti të kaluar Gjykata e Lartë e ka lënë në burg.

 

Siç edhe avokati i tij, Oligert Kume pohon, Bare ka bërë kërkesë disa herë për sjellje të mirë. Seanca është shtyrë për arsye se Administrata e Burgjeve nuk i ka vënë palës mbrojtëse vlerësimin për Aldo Baren, atë e disponon aktualisht vetëm Gjykata.

 

Advertisement

Avokati Kume e sheh si paradoksal argumentin e dhënë nga administrata e burgjeve për mos dhënien e vlerësimit të Aldo Bares. Nderkohë nga avokati Oligert Kume eshte bere kallzim penal ne Spak per trupen gjyqesore te gjykates se larte qe sipas tij ka marrë vendim tw paligjhëm në dhomen e keshillimit për tê dënuarin Alfred Shkurti.

 

Gjithashtu êshtë depozituar ankese ne ILD per shkelje te ushtrimit Alfred Shkurti, ish-speciali i forcave RENEA, ose i njohur ndryshe si Aldo Bare, hyri në botën e krimit në vitin 1997, pasi atij i vrau vëllanë banda e Artur Dajës, gjatë një përleshje me armë zjarri.

 

Advertisement

Pas vrasjes se Ramadan Shkurtit, në Lushnjë nisi të operonte banda e Aldo Bares së cilës Drejtësia i numëron më shumë se njëzet vrasje, dhjetëra plagosje dhe vënie gjobash.Kaq mjaftoi që vrasjet më pas të lidheshin zinxhir dhe natyrisht Bare nuk ishte i vetëm në gjithë këtë betejë personale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy