I maskuar me kapuç, momenti kur i riu vendos tritolin në banesën e Armand Dukës në Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I maskuar me kapuç, momenti kur i riu vendos tritolin në banesën e Armand Dukës në Durrës

“Vizion Plus” siguron pamjet nga momenti kur një person, i maskuar, vendosi mbrëmjen e të hënës një sasi tritoli në portën e banesës së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në Durrës.

 

Siç shihet edhe në video, pasi vendos lëndën plasëse, i riu largohet më vrap.

Advertisement

 

Pas ngjarjes, Duka reagoi për mediat, ku bëri të ditur se brenda në banesë ndodhej bashkëshortja e tij dhe djali. Ai theksoi se duke qenë se ditët e fundit përplasjet në federatë kanë qenë në qendër të opinionit publik, çdokush mund të çojë lehtësisht ndërmend faktin që gjithçka po bëhet në kuadër të zgjedhjeve në federatë.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy