I nxehti përvëlues do na shoqërojë edhe ditën e sotme/ Ja sa do arrijnë temperaturat maksimale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I nxehti përvëlues do na shoqërojë edhe ditën e sotme/ Ja sa do arrijnë temperaturat maksimale

I nxehti përvëlues vijon edhe këtë të premte për vendin tonë! Kjo situatë vjen si pasojë e të nxehtit Afrikan që ka përfshirë prej disa ditësh jo vetëm vendin tonë por edhe pjesën më të madhe të europës jugore.

 

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në verilindje.

 

Advertisement

Gjithashtu dita e nesërme pritet si një ndër ditët më të nxehta ku temperaturat në vlerat maksimale pritet të kapin vlerat 41 deri 42 grad celcius.

 

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1–5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8m/s. Valëzim në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

 

Advertisement

Temperaturat parashikohen:

 

në zonat malore 17 deri 37°C

 

Advertisement

në zonat e ulëta 19 deri 42°C

 

në zonat bregdetare 23 deri 39°C

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy