I pagëzuar dy herë, a është njeri me fat? Adrian Civici: Hera e dytë ishte aksdentale, rashë në kazan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I pagëzuar dy herë, a është njeri me fat? Adrian Civici: Hera e dytë ishte aksdentale, rashë në kazan

I rritur në një familje ortodokse, profesor doktor Adrian Civici ka sjellë në “Quo Vadis” në Vizion Plus një histori të veçantë nga fëmijëria e tij.

Përballë moderatores Pranvera Borakaj, profesor Civici rrëfeu se është pagzëuar dy herë, një herë zyrtarisht dhe një herë aksidentalisht.

Adrian Civici: Ne ishim familje ortokodse dhe në Tiranë edhe në Korçë.  Shtëpia jonë ka qenë ngjitur me murin e Kishës Ortodokse ku është bërë sot 15-katshi dhe gjyshja ime i ndiqte këto ritet kryesore, uji i bekuar, meshat. Ne ishim edhe një lloj fëmijërie e mësuar me Kishën. Ne pagëzoheshim kur lindnim, unë jam pagëzuar dy herë, një herë zyrtarisht dhe një herë aksidentalisht. Kur ishte uji i bekuar që bëhej zakonisht ditëve të diela, ne luanim si fëmijë prapa murit të Kishës. Një ditë duke luajtur, pa mendje kam kapërcyer nga muri dhe rashë brenda kazanit të madh ku ishte uji me kryqin e argjendtë që bekohej. Ai prifti më nxori me shumë delikatesë, por kur më futi në Kishë nuk u soll dhe aq…Gjyshja ime më thoshte “Mir që të bekuam ne njëherë, por shkove dhe vetë u hodhe te kazani atje.” /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy