I përfshirë në 19 raste vjedhjesh/ Policia arreston 45 vjeçarin në Sarandë (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I përfshirë në 19 raste vjedhjesh/ Policia arreston 45 vjeçarin në Sarandë (EMRI)

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 45 vjeçar Ben Sula, pasi është i përfshirë në 19 raste vjedhjesh.

 

Arrestimi i tij u bë pas finalizimit të operacioit “Last summer”, i kryer nga policia në bashkëpunim me prokurorinë.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit B. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sende që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve të tjera, si dhe shuma parash në euro dhe lekë, të dyshuara të vjedhura.

 

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

 

Njoftimi i plotë:

 

Advertisement

Sarandë

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last summer”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

 

Advertisement

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

 

I dyshuar si autor i 19 rasteve të vjedhjes së sendeve me vlerë dhe parave, kryesisht në ambiente ku qëndronin pushuesit, gjatë sezonit turistik veror, vihet në pranga 45-vjeçari.   

 

Advertisement

45-vjeçari i ndaluar, i dënuar më parë në Itali dhe në Greqi, për të njëjtën veprimtari kriminale. 

 

Sekuestrohen sende që dyshohet se do të përdoreshin nga autori, për kryerjen e vjedhjeve të tjera, si dhe shuma parash në euro dhe lekë, të dyshuara të vjedhura. 

 

Advertisement

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last summer”, si rezultat i të cilit, u ndalua me iniciativë shtetasi:

 

  1. S., 45 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë.

 

Ky shtetas dyshohet se gjatë sezonit turistik veror të vitit 2021 dhe të këtij viti ka kryer 19 vjedhje, në ambiente të ndryshme, në qytetin e Sarandës.  

Advertisement

 

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se 45-vjeçari ka vjedhur në dhoma hotelesh dhe në banesa të ndryshme, në të cilat qëndronin kryesisht pushues, bizhuteri të ndryshme, aparate celulare, si dhe rreth 500 000 lekë, 11 000 euro dhe 1 000 dollarë.   

 

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit B. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sende që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve të tjera, si dhe shuma parash në euro dhe lekë, të dyshuara të vjedhura.   

Advertisement

 

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas. 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy