I përfshirë në korrupsion, SPAK arreston oficerin e policisë gjyqësore në Elbasan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I përfshirë në korrupsion, SPAK arreston oficerin e policisë gjyqësore në Elbasan

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin e një oficeri të Policisë Gjyqësore ne Elbasan, si dhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për një tjetër.

 

Dy oficerët e policisë akuzohen se janë përfshirë në korrupsion dhe kanë marrë ryshfet nga qytetarë të ndryshëm.

 

Advertisement

“Nga veprimet hetimore të kryera për këtë proçedim penal nga BKH, janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Ç.T dhe S.SH në detyrën e Oficerit të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, si dhe shtetasi L.H, kanë marrë në disa raste nga shtetasit Z.T dhe I.T, përfitime monetare të parregullta, në shuma monetare si dhe përfitime të tjera materiale, për të kryer veprime të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre”, thuhet në njoftimin e SPAK.

 

 

SPAK njofton se vijon ende hetimet për këtë rast me qëllim vënien para drejtësisë së zyrtarëve të tjerë të korruptuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy