Një punonjës i policisë rrugore ka mbetur i plagosur rëndë në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi si pasojë e plasjes së gomës së një mjeti të tonazhit të rëndë.
Bëhet me dije se rreth orës 14.00, në vendin e quajtur ‘Qenok’, një mjet i tonazhit të rëndë kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor.
Menjëherë patrulla e Policisë Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim menaxhimin dhe hapjen e trafikut për automjetet.
Gjatë momentit që punonjësi i Policisë Rrugore po rregullonte trafikun, ka plasur njëra nga gomat e kamionit dhe është lënduar rëndë punonjësi i policisë rrugore shtetasi T.T.
Punonjësi i Policisë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dy këmbët.
Prej andej, efektivi është dërguar me helicopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.