
Në prangat e Policisë së Beratit ra një 23-vjeçar që akuzohet për vjedhje.
Në lagjen “30 Vjetori”, ai u fut në shtëpinë e shtetases E. H. dhe tentoi të vjedhë dy aparate celularë dhe një portofol.
Advertisement
I riu me inicialet A. Z., sipas policisë, dyshohet se është autor edhe i një vjedhjeje të ndodhur më parë, ku në një banesë ka marrë një sasi lekësh.
Advertisement