I shpallur në kërkim për transportimin e 8.2 kg kanabis/ Arrestohet 24-vjeçari nga Erseka

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I shpallur në kërkim për transportimin e 8.2 kg kanabis/ Arrestohet 24-vjeçari nga Erseka

Policia ka vënë në pranga 24-vjeçarin me iniciale K.P.

 

I riu ishte shpallur në kërkim prej katër ditësh, i cili së bashku me tre persona të tjerë tashmë të arrestuar do transportonin 8.2 kg kanabis në nga Shqipëria në Greqi.

 

Advertisement

Ndërkohë që puna vijon edhe për kapjen e një tjetër personi të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

 

Korçë/Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Restart 14”, i zhvilluar 4 ditë më parë.

 

Advertisement

Vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i cili në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë (3 prej tyre të arrestuar), do të transportonin 8.2 kg lëndë narkotike kanabis.

 

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të implikuar në veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, të goditur në kuadër të operacionit policor të koduar “Restart 14”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, kapën dhe ndaluan njërin nga dy shtetasit e shpallur në kërkim gjatë operacionit, konkretisht:

 

Advertisement

-K. P., 24 vjeç, banues në Ersekë.

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

 

Advertisement

Në kuadër të këtij operacioni, në qytetin e Ersekës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të cilët në bashkëpunim me shtetasit K. P. dhe G. D. (në kërkim), ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

 

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e 35-vjeçarit G. D.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy