I shpallur në kërkim prej dy vitesh/ Arrestohet vrasësi i dy kushërinjve në Malësi të Madhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I shpallur në kërkim prej dy vitesh/ Arrestohet vrasësi i dy kushërinjve në Malësi të Madhe

Policia ka arrestuar Daniel Pepaj i cili ishte shpallur në kërkim në vitin 2020 për vrasje të dyfishtë me armë zjarri.

 

 

Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Shkodër, ndaluan shtetasin:

Advertisement

 

 

-D. P, 27 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.

 

Advertisement

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

 

Advertisement

27-vjeçari dyshohet se në fshatin Vrith, më datë 03.10.2020, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit V. Ç. dhe K. P.

 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy