I shpërtheu bombula e gazit teksa piqte kafenë, lëndohet 91-vjeçari në Lezhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I shpërtheu bombula e gazit teksa piqte kafenë, lëndohet 91-vjeçari në Lezhë

Një bombul gazi ka shpërthyer këtë pasdite në katin e tretë të një pallati në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë. Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qenë një çift të moshuarish, ku nga flakët e gazit ka marrë dëmtime Shtjefen Tushi 91 vjeç. Ai ka qenë duke pjekur kafe në momentin e shpërthimit.

Nga burimet bëhet me dije se i moshuari ka marrë lëndime në duar në përpjekje për të fikur zjarrin në banesë. Tushi u dërgua menjeherë në spitalin e Lezhës. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve, u bë i mundur neutralizimi i flakëve të zjarrit.

“Rreth orës 19:00, në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, në banesën e shtetasit Sh. T. 91 vjeç, ka shpërthyer një bombël gazi (bombël e vogël kafeje), ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta fizike 91-vjeçari, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy