“I treti vit radhazi me thatësirë”/ Balluku: Në gatishmëri që të mos ketë probleme me energjinë për festa

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“I treti vit radhazi me thatësirë”/ Balluku: Në gatishmëri që të mos ketë probleme me energjinë për festa

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku konstatoi se tre vite radhazi me thatësirë kanë vështirësuar punën për furnizimin me energji elektrike.

 

Duke qenë se edhe në rajon kanë munguar reshjet e shiut, Balluku tha se çmimi i energjisë për import është më i lartë. Por ajo siguroi se për festat e fundvitit do të jenë në gatishmëri për të bërë të mundur furnizimin normal me energji elektrike, duke shpresuar edhe tek reshjet e shiut këtë fundjavë.

 

Advertisement

“Po përballemi për vitin e tretë radhazi me thatësirë. Ekspertët nuk i japin dot një shpjegim sepse viti i thatë duhet të ndodhë një herë në tre vjet dhe jo tre vjet rresht. Thatësira është e përhapur në të gjithë rajonin dhe çmimet për blerjen e energjisë në rajon janë shumë të larta. Edhe konsumi është shumë më i lartë edhe për shkak të temperaturave të ulëta, edhe për shkak të pandemisë, edhe për shkak të zakoneve festive. Shpresojmë që në këto ditë të kemi reshje shiu, siç është parashikuar. Ne jemi në gatishmëri të plotë dhe po punojmë për të qenë sa më eficientë dhe për të krijuar sa më pak mundësi blerjeje në import”, tha Balluku thatë një konference për gazetarët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy