I vodhi valixhen me para dhe bizhuteri kushërirës nëpërmjet të dashurës, kërkohet çifti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I vodhi valixhen me para dhe bizhuteri kushërirës nëpërmjet të dashurës, kërkohet çifti

Një 36 vjecar është shpallur në kërkim bashkë me të dashurën e tij, pasi ka organizuar vjedhjen e një valixheje me para dhe bizhuteri të kusherirës së vet.

 

Efektivet e Komisariati i Policisë Nr. 4  në Tiranë bazuar në provat ligjore të grumbulluara, bënë shpalljen në kërkim të shtetasve:

 

Advertisement

– L. D., 36 vjeç banues në Tiranë, dhe Q. H., 26 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër.

 

36-vjeçari, pasi ka marrë informacion se kushërira e tij, shtetasja K. Gj., do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, me një valixhe me para, në bashkëpunim me të dashurën e tij, shtetasen Q. H., ka organizuar vjedhjen e valixhes.

 

Advertisement

Shtetasja Q. H. është paraqitur si udhëtare në linjën e furgonit me të cilin do të udhëtonte shtetasja K. Gj. dhe pasi ka udhëtuar disa orë, ka zbritur në Tiranë, duke marrë edhe valixhen, me pretendimin se ishte e saj.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy