
Një 68 vjeçar i identifikuar si Mihal Nushi nga Goriçaj , ka vdekur si pasoje e djegies me zjarr.
Ai ka vënë zjarrin tokës për ta pastruar nga barishtet dhe flaket i kanë dalë jashtë kontrollit duke u djegur për se gjalli. Banorët kane parë flakët e mëdha por nuk e kanë shpëtuar dot.
Advertisement
“Rreth orës 11:55, në fshatin Goriçaj, Divjakë, shtetasi M. N., 68 vjeç, dyshohet se duke djegur barërat në tokën e tij, për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Advertisement