I zhdukur prej 3 ditësh, gjendet i pajetë 66-vjeçari nga Devolli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I zhdukur prej 3 ditësh, gjendet i pajetë 66-vjeçari nga Devolli

Gjendet në fshatin Hoçisht pa shenja jete një 66 vjeçar.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Callo, banues në fshatin Përparimaj të Devollit i cili para 3 ditësh ishte larguar nga banesa e tij dhe kanë qenë familjarët ata që kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e 66 vjeçarit.

Ditën e sotme është bërë e mundur gjetja e trupit të tij të pajetë.

Policia bën me dije se nga verifikimi i trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj e mendohet se vdekja e 66 vjeçarit mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Advertisement

Megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy