ICITAP: Mbështesim punonjësit e rinj të AMP-së në rritjen e tyre profesionale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ICITAP: Mbështesim punonjësit e rinj të AMP-së në rritjen e tyre profesionale

Zv. Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, Durim Sota i shoqëruar nga Atasheu për Asistencën në Çështjet e Zbatimit të Ligjit, përfaqësues i ICITAP për Shqipërinë, Richard Deasy dhe Këshilltari i Lartë për Llogaridhënien Policore nga Programi ICITAP në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Rick Bates vizituan sot ambientet e Akademisë së Sigurisë, ku 17 punonjës të rinj të Agjencisë janë duke ndjekur shkollimin bazë 3-mujor.

Gjatë këtij takimi, Zv. Drejtori i Përgjithshëm, Durim Sota shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin me Akademinë e Sigurisë në lidhje me trajnimin e punonjësve të rinj të Agjencisë, në fushën e hetimit administrativ dhe penal, çka përmirëson në mënyrë të dukshme cilësinë profesionale të tyre. Gjithashtu, ai falenderoi edhe programin ICITAP, i cili ka ofruar ndihmë të vazhdueshme në të gjitha aspektet e punës së AMP-së.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Atasheu për Asistencën në Çështjet e Zbatimit të Ligjit, Richard Deasy përgëzoi të pranishmit për emërimin në detyrë, si edhe i siguroi për mbështetjen e ICITAP, jo vetëm në trajnimin e vazhdueshëm profesional, por edhe në punën e tyre të përditshme, në funksion të zbatimit të ligjit dhe mbikëqyrjes civile të strukturave të përcaktuara në ligj.

Nga ana e tij, Këshilltari i Lartë për Llogaridhënien Policore nga Programi ICITAP, Rick Bates tha se qeveria e SHBA-së, ambasada amerikane në Tiranë dhe Programi ICITAP janë të përkushtuar për të siguruar burime, trajnime, udhëheqje dhe këshillim, në mënyrë që punonjësit e rinj të AMP-së të mund të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë profesionale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy