Ikën drejtori i Përgjithshëm i Rrugores/ Vendin e tij e zë shefi i Krimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ikën drejtori i Përgjithshëm i Rrugores/ Vendin e tij e zë shefi i Krimeve

Dhimitraq Ziu nuk do të jetë me drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, post që e mbajti për disa muaj. Ziu do të shkojë në Durrës në detyrën e zëvendësdrejtorit për rendin.

Ndërkohë bëhet me dije se kreu i ri i Policisë Rrugore do të jetë Altin Qato.

Drejtuesi i Lartë Altin Qato më herët ka mbajtur postin e zv.drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, ai ka qenë dhe drejtor në Drejtorinë kundër Krimit në Policinë e Shtetit.

Kujtrojmë se ditët e fundit e gjithë kupola e Policisë është përfshirë nga ndryshimet në rang drejtorësh të qarqeve dhe në nivele më të ulta, si shefa krimesh apo sektorësh të tjerë. Ndryshimet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano kanë prekur dhe Komisariatet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy