Ikën shiu, vjen bora/ Probleme në veri e juglindje si pasojë e ngricës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ikën shiu, vjen bora/ Probleme në veri e juglindje si pasojë e ngricës

Prej mbrëmjes të së mërkurës juglindja dhe verilindja e vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës.

Në qarkun e Korçës, trashësia ka shkuar nga 5 deri në 15 centimetra. Të gjitha akset nacionale janë të kalueshme ndërsa vështirësi ka vetëm në rrugën për në zonën turistike të Dardhës dhe atë të Voskopojës ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

 

TONIN FRROKU – GAZETAR

Advertisement

Problemet më të shumta hasen në zonat malore përsa i përket furnizimit me energji elektrike. Kështu gjatë orëve të fundit ka patur probleme në njësitë administrative Vithkuq, Gore, Moglice, Velecan ne Pogradec. Grupet e OSHEE janë në terren për të riparuar defektet e shkaktuara gjatë orëve të fundit.

 

Reshje të shumta bore ka patur dhe në qarkun e Dibrës.

 

Advertisement

 

DRITAN KURTI – GAZETAR

Më problematike situata paraqitet në njësitë administrative të thella të bashkisë së Dibrës si në Lurë, kala të Dodës ku ende vazhdon të ketë mungesë të energjisë elektrike. Ndërkohë probleme ka dhe në disa bashki të Bulqizës siç është Maraneshi, apo Trebishti dhe Sllova. Trashësia e borës varion nga 10 deri në 20 cm në zonat e thella malore. Ndërkohë që banorët e fshatrave kanë problematikë më lëvizjen drejt zonave urbane.

 

Advertisement

Ndërkohë rrugët nacionale Peshkopi – Tiranë dhe Peshkopi – Kukës janë të kalueshme pa zinxhirë.

 

Nga dëbora është mbuluar edhe Llogaraja, ndërsa nuk ka pasur probleme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy