Ikja e Fatos Nanos, nisin homazhet publike në Pallatin e Kongreseve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ikja e Fatos Nanos, nisin homazhet publike në Pallatin e Kongreseve

Kanë nisur në Pallatin e Kongreseve homazhet publike në nderim të ish kryeministrit dheë liderit të PS Fatos Nano.

Të pranishëm në ceremoni janë qytetarë dhe simpatizantë të PS, të cilët nderojnë figurën e ish kryeministrit.

Homazhet publike do të zgjasin deri në orën 11:00, ndërsa më pas do të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të trupit diplomatik.

E diela e 2 nëntorit është shpallur ditë zie kombëtare, flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë dhe në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje.

Advertisement

Ish kryeministri Fatos Nao mbylli sytë përgjithmonë në moshën 73 vjeçare, në një nga spitalet private në Tiranë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy