Ilvi Meta vari veten me lidhëse këpucësh, ai akuzohej se vodhi një makinë qepëse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ilvi Meta vari veten me lidhëse këpucësh, ai akuzohej se vodhi një makinë qepëse

Ilvi Meta i cili humbi jeten ne komisariatin e Kavajes me dyshimet per vetevarje, ishte ndaluar kete te merkure nga policia. Ai akuzohej per nje vjedhje te ndodhur ne 2 prill ne nje banese ne Kavaje ku dyshohet se kishte marrr nje makine qepëse dhe nje prerese pllakash.

I riu ishte identifikuar nga shenjat e gishtave te mbetura aty, ne vendin e ngjarjes.

Denoncimi ishte bërë nga pronari i baneses i cili jetonte jashtë vendit, por kishte marrë vesh qe banesa i ishte vjedhur.

Dyshohet se Ilvi Meta eshte varur ne komisariat me lidheset e kepuceve.

Advertisement

Drejtori i policise Gledid Nano ka ngritur nje grup pune per hetimin e ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy