Importonte mallra “si ndihma humanitare”/ Dogana godet skemën e mashtrimit, dëmi ndaj shtetit mbi 241 mln lekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Importonte mallra “si ndihma humanitare”/ Dogana godet skemën e mashtrimit, dëmi ndaj shtetit mbi 241 mln lekë

Administrata Doganore kanë goditur një skemë mashtrimi. Bëhet fjalë për një rats me mallra të importuara si “si ndihmë humanitare”.

Nga skema e ngritur përfaqësuesi ligjor i subjektit me H.D , ka importuar dhe futur në territorin doganor shqiptar sasinë prej 864 559 kg me artikuj të ndryshëm industrial, të cilat kapin vlerën prej 356 370 EUR.

Vlera e detyrimeve doganore të shmanguara për mallrat e përshkruar më sipër janë në shumën 34,506.839 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 207,041.034 leke.

Në total shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura janë 241, 547.874 lekë.

Advertisement

Materialet për rastin në fjalë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe asaj Durrës, për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtari doganore”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetem”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari kriminale” të parashikuara nga nenet 174/2, 175, 177, 186/2, 180 dhe 287 të Kodit Penal.

Nga ana e Drejtorisë së Hetimit Doganor, po vazhdojnë procedurat e mëtejshme hetimore për nxjerrjen e rasteve të ngjashme.

Administrata Doganore mbetet e angazhuar në mbështetje të ligjshmërisë dhe biznesit të ndershëm, ndërkohë që i bën thirrje të gjithë shtetasve, subjekteve importues dhe atyre transportues, për respektimin e ligjit dhe procedurave doganore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy