
Deputetja e partisë demokratike, Jorida Tabaku, u paraqit paraditen e kësaj të premteje në SPAK.
Tabaku po dëshmon para prokurorëve për çështjen e inceneratorëve. Deputetja demokrate u thirr në cilësinë e personit kallëzues.
Advertisement
Pak ditë më parë në spak dëshmuan edhe deputetja Monika Kryemadhi si dhe persona të tjerë nga radhët e opozitës që e kanë paditur këtë aferë korruptive.
Për inceneratorin e Fierit dhe atë të Elbasanit spak, ka arrestuar disa zyrtarë, mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Kokën si dhe ish-deputetin socialist Alqi Ballko, por ky i fundit ndodhet në “arrest shtëpie”.
Advertisement