Jorida Tabaku i përgjigjet Ramës: Peshkaqeni kryesor, SPAK të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jorida Tabaku i përgjigjet Ramës: Peshkaqeni kryesor, SPAK të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve

 

Jorida Tabaku ka reaguar pas thirrjeve të forta që kryeministri Rama ka bërë ditën e sotme ndaj SPAK për të nxjerrë përpara drejtësisë të gjithë politikanët që janë të përfshirë në afera kriminale apo që janë shpallur Nongrata.

 

 

Advertisement

Nëpërmjet një postimi në twitter Tabaku e ka quajtur Ramën ’Peshkaqeni kryesor’ teksa i është referuar çështjes së inceneratorëve.

 

“Peshkqeni kryesor i inceneratorëve po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar. Ironia është që për aferën e inceneratorëve në burg janë veç 2 nga grupi strukturuar kriminal, pra cironkat si Bllako dhe Koka!”- ka shkruar nën-Kryetarja e Partisë Demokratike.

Më tej Tabaku ka shtuar: E udhës do qe që të inkurajonte SPAK për të vazhduar këto hetime që kanë zbuluar pas këmbënguljes së PD një aferë 430 mln euro. Nuk e bën këtë por mbrohet duke u ankuar se po goditen të tijtë. E trishtë! Kemi votuar SPAK jo për tu ankuar pse heton.

Advertisement

 

 

Reagimin e saj deputetja e PD e ka mbyllur duke inkurajuar SPAK për të vijuar më çështjen e inceneratorëve.

 

Advertisement

“Inkurajoj SPAK të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve. Të çojë përpara gjykatës GSK për 3 incenenerstorët që janë 1 çështje. Ndaj SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet e Ramës. Shqiptarët po presin të kuptojnë kush janë peshkaqenët e vërtetë pas inceneratorëve.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy