Inceneratorët/ PD shtron 5 pyetje të tjera: Zoto-Mërtiri-Gugallja shpërblehen me 80 mijë euro në ditë, kush i mbron

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inceneratorët/ PD shtron 5 pyetje të tjera: Zoto-Mërtiri-Gugallja shpërblehen me 80 mijë euro në ditë, kush i mbron

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka dalë në një deklaratë për media për çështjen e inceneratorëve.

 

Këlliçi shtroi 5 pyetje të tjera, ku tha se në Shqipëri po dënohen mjeranë pse transportojnë viç dhe qethin pa faturë tatimore dhe nuk ndëshkohen pronarët e inceneratorëve që sipas tij marrin 80 mijë euro në ditë.

 

Advertisement

Postimi i plotë:

 

 PD me pyetje të përditshme për Inceneratorët: Rama, SPAK dhe policia ndëshkojnë të mjerët e Shqipërisë. Zoto-Mërtiri-Gugallja shpërblehen me 80 mijë euro në ditë.  

 

Advertisement

Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi

 

E.Ç. një 42 vjeçar nga Kukësi, u arrestua në shtator 2015 pasi transportonte disa viça për të cilët nuk kishte faturë tatimore.

 

Advertisement

Berberi T. H., nga Tirana, po në shtator 2015, u arrestua se nuk lëshonte kupon tatimor pasi qethte apo rruante klientët.

 

Në disa qindra raste qytetarët shqiptarë janë arrestuar apo ndëshkuar për ‘mustaqet e Çelos’, pra për shkelje minimale.

 

Advertisement

Po i vodhe shtetit të Rilindjes 10 lekë për një qethje, të hedhin prangat, po përfitove qindra miliona euro nuk të gjen gjë, dhe drejtësia vepron ‘kur të qethen viçat’.

 

Ky është standardi i Edi Ramës së inceneratorëve dhe drejtësisë së reformuar, e cila me polici kap gjithë të mjerët e Shqipërisë, kurse me SPAK nuk kap asgjë.

 

Advertisement

Nëse doni një shembull, arrogant e flagrant bashkë, keni inceneratorin e Tiranës.

 

Edhe pse kompania Integrated “Technology Services” ka ‘qethur e rruar’ qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Madje Zoto-Mërtiri-Gugallja shpërblehen për këtë vjedhje me 80 mijë euro në ditë.  

 

Advertisement

Ne jemi të habitur me këtë standard dhe duam të bëjmë 5 pyetje të thjeshta dhe sqaruese: 

 

  1. Kur burgoset berberi se qethi pa TVSh, po ‘berberët’ që rruajnë miliona dhe sekserët që lëvizin paratë e Edi Ramës, pse nuk preken?

 

  1. Kush po i mbron dhe kush i jep garanci Zotos – Gugalles – Mërtirit?

 

Advertisement
  1. Kush vijon t’u çojë milionat në arrati?

 

  1. Pse kështu, kur dihet që inceneratori, për të cilën janë dhënë paratë, nuk ekziston? 

 

  1. A mund të ketë arsye tjetër përveç faktit se ndajnë paratë bashkë?

 

Ky është standardi dhe rekordi në padrejtësi i qeverisë Rama.

Advertisement

 

Drejtësia duhet të bënte detyrën, duke u dëshmuar shqiptarëve se korrupsioni ndëshkohet, si kur e bën berberi i lagjes, ashtu edhe shpura e kryeministrit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy