Inceneratorët/ Rama për raportin e BE: Jo kundër, por nuk ishte zgjedhja e preferuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inceneratorët/ Rama për raportin e BE: Jo kundër, por nuk ishte zgjedhja e preferuar

Kryeministri Edi Rama, në dëshminë për inceneratorët në Komisionin Hetimor, u ndal edhe te progres-raporti i Bashkimit Evropian, ku jepej dhe opinion për këtë çështje.

 

Ndërsa theksoi se në Shqipëri nuk janë ndërtuar inceneratorë, por impiante, kreu i qeverisë pohoi se BE nuk është shprehur kundër.

 

Advertisement

“Të bëjmë marrëveshje fjale përshtypjet tuaja janë pa interes për mua, dua kaq, kur flas unë mos më ndërprisni. kjo është një arenë e hapur që gjithë publiku na shikon e gjykon dhe ti e mua. Ju thatë aferë, thashë individuale kush rri me kë e kush shkon me kë, deri tani nuk më keni pyetur për një vendim qeverie.  Përgjegjësitë e liderit më mirë i lëmë për bisedë tjetër se nuk është vendi, do ishte bisedë jashtë teme dhe e parehatshme për ju. Jo BE nuk është kundër është përgjigja.”

 

Tabaku: Në tre progres raportet e fundit BE është shprehur me shqetësim për inceneratorët si alternativa më pak e preferua.”

 

Advertisement

“Këtu ishit e saktë. BE ka shprehur shqetësim, e vërtetë, se nuk është zgjedhja më e preferuar. Por çfarë do të thotë? BE flet për nivelin shumë të ulët, që është thuajse inekzistent i ndarjes së mbetjeve, të riciklimit, se këto janë preferencat e BE. E fundit, ne s’kemi ndërtuar inceneratorë. Impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë. Incenerimi është komponenti i parafundit. Vërtet që nuk është zgjedhja më e preferuar e BE se sot ndan në burim e riciklon masivisht, por ndërkohë dhe me vendet me standartet më të larta mjedisore, Suedi e Danimarkë, impiantet e përpunimit të enerjgisë janë aty e ndërtohen sot e gjithë ditën”, u përgjigj Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy