Inceneratorët/ Tabaku: Skemë e pastrimit të parave që kanë shkuar për kompani fiktive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inceneratorët/ Tabaku: Skemë e pastrimit të parave që kanë shkuar për kompani fiktive

Jorida Tabaku, në një deklaratë për mediat, u shpreh se Komisioni Hetimor për Inceneratorët vërtetoi sot se Stela Gugallja dhe Klodian Zoto kanë përfituar pa garë dhe në kundërshtim me ligjin edhe 25 vjet kontratën koncesionare të Inceneratorit të Elbasanit për shitjen e energjisë.

 

Sipas saj, kemi të bëjmë me një skemë të pastrimit të parave që shkojnë për kompani fiktive.

 

Advertisement

“Janë 10 komani që janë hapur nga Zoto, Gugallia dhe Mërtiri që kanë nënkontraktuar veten. Cdo punë në këto tre incenreatorë janë bërë nga këto nën kompani kontraktuese. Kompanitë janë paguar me paratë nga buxheti i shtetit dhe kanë marrë garanci sovrane. E gjithë ekonomia shqiptare u mbyll inceneratori i Elbasanit ka marrë garanci sovrane. Ne kemi të bëjmë me një skemë të pastrimit të parave, para që kanë shkuar në kompani fiktive, në pronësi të kompanive të Gugallias dhe Zotos me dyshimin që kosto reale e inceneratorit të Elbasanit nuk është aq sa thuhet në kontratë. Një koncesion që sot po i heq të ardhura buxhetit të shtetit. Kjo kontratë koncesionare, që është një letër bakalli shet të drejtat për të shitur energjinë”, tha Tabaku.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy