Inceneratori i Elbasanit përpunoi vetëm 11% të mbetjeve të gjeneruara në qark më 2020

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inceneratori i Elbasanit përpunoi vetëm 11% të mbetjeve të gjeneruara në qark më 2020

Edhe pse qeveria investoi 24 mln euro me Partneritet-Publik-Privat për ndërtimin e një inceneratori për përpunimin e mbetjeve në Elbasan, ky qark pati nder sasitë më të larta të mbetjeve të pamenaxhuara në vitin 2020.

 

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se, prefektura e Elbasanit gjeneroi mbi 92 mijë tonë mbetje gjatë vitit 2020, teksa 23,3 për qind e tyre nuk e menaxhuan, duke e renditur në tre qarqet me nivelin më të lartë të mbetjeve të pamenaxhuara.

 

Advertisement

Të dhënat të tjera më të hollësishme tregojnë se, gjatë vitit 2020 inceneratori i Elbasanit përpunoi vetëm 11 për qind të mbetjeve të gjeneruara në këtë qark (10 mijë tonë). Më tej 55 % e mbetjeve në qarkun e Elbasanit janë depozituar në landfille dhe 14 % u ricikluan.

 

Kapaciteti i impiantit është rreth 120 ton mbetje/ditë. Pranë impiantit duhet të depozitoheshin mbetje nga Bashkitë Elbasan, Cerrik, Librazhd, Belsh dhe operatorë të ndryshëm privatë.

 

Advertisement

Në vitin 2020 sasia e mbetjeve urbane të menaxhuara për banorë në Shqipëri ishte 369,2 kg. Qarku me sasinë më të lartë të mbetjeve të menaxhuara për frymë ishte qarku i Gjirokastrës me 728,7 kg, e ndjekur nga Fieri me 479,5 dhe Tirana me 429,0 kg. Nga ana tjetër, qarku me sasinë më të ulët të mbetjeve të menaxhuara për frymë ishte Korça me 237,0 kg, e ndjekur nga Shkodra me 236,1 kg dhe Dibra me 230,5 kg.

 

Mbetjet e menaxhuara trajtohen kryesisht duke depozituar mbetjet në landfille dhe vende të tjera depozitimi të miratuara nga organet përkatëse të qeverisjes vendore.

 

Advertisement

Në vitin 2020, struktura e trajtimit të mbetjeve ishte: 80.2% të depozituara në landfille, 18.1% të ricikluara, 0.5% hedhje në mënyre jo të rregullt në natyre, 1.1% të djegur në inceneratorë dhe 0.1% të djegur për eliminim.

 

SPAK (Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë) ka hetuar procedurat për koncesionin e trajtimit të mbetjeve të Elbasanit, për të cilin ka gjetur shkelje të ndryshme penale, duke filluar nga procedura e ndjekur për dhënien e koncesionit deri te faturat tatimore për disa shoqëri tregtare, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto shoqëri.

 

Advertisement

Nga hetimi ka rezultuar se Shtetasi L.K., në cilësinë e ish-ministrit të Mjedisit, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., që janë përfitueset e kontratës së koncesionit, përfitimet e parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, shuma e faturuar është rreth 3.7 milionë euro./Monitor

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy