Incidenti gjatë protestës së opozitës/ E ëma e Gert Shehut i kërkon falje Berishës dhe merret në pyetje nga policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Incidenti gjatë protestës së opozitës/ E ëma e Gert Shehut i kërkon falje Berishës dhe merret në pyetje nga policia

Disa orë pas incidentit, e ëma e Gert Shehut është marrë në pyetje nga oficerët e komisariatit nr1 në kryeqytet.

 

 

Më herët, për mediat, nëna e Shehut i ka kërkuar falje edhe kreut të PD, Sali Berisha për incidentin që shkaktoi djali i saj gjatë protestës së opozitës.

Advertisement

 

 

Gert Shehu qëlloi me grusht Berishën në Bulevard, në një kohë që në Tiranë po mbahej edhe Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor.

 

Advertisement

 

Menjëherë pas sulmit, agresori u qëllua dhe u mor nga demokratët e badigardët e Berishës në selinë e PD.

 

 

Advertisement

Prej andej, 31-vjeçari u shoqërua në komisariat e më pas në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore pas goditjeve që mori gjatë incidentit.

 

 

Pas verifikimit, rezultoi se Shehu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Advertisement

 

 

Vizion Plus siguroi edhe një epikrizë që tregon se i riu kurohej prej vitesh për çrregullime psikotike dhe ankth.

 

Advertisement

 

Policia bëri me dije gjithashtu se Gert Shehu është person me precedent të mëparshëm penal për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe narkotikë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy