Inflacioni “kërcen” në 3.7%, çmimet në dhjetor u rritën, sidomos pijet dhe ushqimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çmimet kapën nivelin e tyre më të lartë gjatë dhjetorit, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2020.

 

Për pasojë, sipas të dhënave të INSTAT, muajin e shkuar inflacioni “kërceu” në nivelin e 3.7%, më i larti i dekadës së fundit, ndërkohë që në dhjetor të 2020 ishte 1.1%.

 

Advertisement

Rritja më e madhe e çmimeve për dhjetorin e 2021 vërehet në grupin “Transporti”, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo do të thotë që shtrenjtimi i karburantit ka dhënë ndikimin më të madh.

 

Grupi i dytë që ka dhënë ndikim në kurbën rritëse janë ushqimet dhe pijet joalkoolike, një gjë e pritshme kjo, sepse gjatë dhjetorit çmimet shtrenjtohen për shkak të kërkesës së shtuar për të blerë gjatë festave.

 

Advertisement

Kjo tendencë, ankohen tregtarët, ka përgjysmuar punën. Ndërsa qytetarët detyrohen të blejnë më pak.

 

TREGTAR

 

Advertisement

QYTETARË

 

1- “Çmimet janë ngritur shumë kohët e fundit, tregu ka ndikuar goxha, mbase edhe masat e COVID që ndikojnë në dogana dhe po shtrenjtohen çdo ditë dhe më shumë. Po mundohemi të mos abuzojmë që edhe blerësit të mos ankohen dhe të mos e kenë të vështirë. Ka rënë shumë kohët e fundit, edhe nga çmimet, edhe nga COVID. Puna është thuajse gjyspërgjysmë krahasuar me vitin e kaluar, është më e ulët kërkesa.”

 

Advertisement

2- “Çmimet të larta. Frutat janë të larta. Krahasuar me fundin e dhjetorit, kanë rënë, por janë të larta. Kemi blerë më pak nga të gjitha.”

 

3- “Çmimet janë të ngritura. Popullsia në shumicë nuk i përballon dot, janë ngritur goxha, nga viti i ri dhe vazhdojnë prap të ngrihen. Ne do të blejmë më pak.”

 

Advertisement

Por qeveria thotë se situata duhet monitoruar për një periudhë më të gjatë, për të vendosur nëse duhet ndërhyrë dhe në çfarë mënyre duhet bërë.

 

Objektivi i Bankës së Shqipërisë është që inflacioni të jetë 3%, por edhe përgjatë këtyre gjashtë muajve, çmimet do të vijojnë të rriten.

 

Advertisement

Një qetësim i situatës pritet vetëm afër qershorit, por ekspertët thonë se duhet të mësohemi me një normalitet të ri të çmimeve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy