Inskenoj vdekjen e tij, Gjykata e Shkodrës dënon me 4 vite burgim italianin, Davide Pecorelli: Do vij në Shqipëri së shpejti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inskenoj vdekjen e tij, Gjykata e Shkodrës dënon me 4 vite burgim italianin, Davide Pecorelli: Do vij në Shqipëri së shpejti

Gjykata e Shkodrës  ditën e sotme ka dënuar me 4 vite burg italianin që inskenoj vdekjen e tij Davide Pecorellin.

Pecorelli ka qenë i përfaqësuar nga dy avokatët e tij Andrea Castori dhe Massimo Brazzi .

Prokurori i çështjes ka kërkuar 12 vite burg , ndërkohë që gjyqtari i Shkodrës Arbër Cela i ka dhënë 4 vite burgim, i cili sipas gjyqtarit mund të pezullohet me kusht ose shëndrruar në punë të dobishme shoqërore.

Ndërkohë që për ekstradimin e tij, seanca dëgjimore para Gjykatës së Apelit të Perugias për të vendosur kërkesën për ekstradim të Z. Pecorelli është caktuar për 28 maj 2024 e cila, megjithatë, aktualisht nuk duket të jetë e ekzekutueshme.

Advertisement

Ndërkohë që vetë Davide Pecorelli është shprehur se shumë shpejt do të jetë në Shqipëri ( Vlorë) për të qartësuar  historinë që ai vetë inskenoj./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy