Instalohen matësat inteligjentë; klientët do njihen në koh% reale me konsumin e energjisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Instalohen matësat inteligjentë; klientët do njihen në koh% reale me konsumin e energjisë

Matësit aktualë të energjisë elektrike në kabina dhe në çdo njësi banimi do të zëvendësohen me matës inteligjentë.

 

Zëvendësimi i tyre ka nisur që prej muajit dhjetor, fillimisht në kabinat elektrike, për t’u shtrirë më pas edhe në banesa.

 

Advertisement

 

ALBAN IBRAHIMI

DEPARTAMENTI I MENAXHIMIT TE MATJES DHE BILANCIT

“Aktualisht kemi parashikuar instalimin e matjes inteligjente në 3.350 kabina, kryesisht në Durrës dhe Shkodrës, që janë identifikuar si dy rajonet që kanë nivel humbjeje teknike dhe joteknike të larta. Investimi ka përfunduar në 1.130 kabina, 33% e investimit, dhe po vazhdojmë me pjesën tjetër. Më pas parashikojmë shtrirjen e këtij projekti me qëllim kompletimin e të gjitha kabinave që administrojmë në rrjetin e shpërndarjes, 25.742 kabina.”

Advertisement

 

Të gjithë abonentët familjarë që do të preken nga ky projekt, që parashikohet të zgjasë në kohë, nuk do të duhet të paguajnë tarifë për matësit e rinj inteligjentë. Zëvendësimi i tyre bëhet i nevojshëm për të identifikuar abuzuesit me energjinë elektrike dhe për të reduktuar humbjet në rrjet.

 

 

Advertisement

ALBAN IBRAHIMI

DEPARTAMENTI I MENAXHIMIT TE MATJES DHE BILANCIT

“Klientët në kohë reale do të njihen me konsumin e energjisë në kohë reale. Ne do të kemi mundësi të identifikojmë ngarkesat që lidhen me shfrytëzimin e pajisjeve. Gjithashtu përmes këtyre matësve do të kemi mundësinë të bëjmë ndërprerjen e debitorëve, pa pasur nevojën e dërgimit të ekipeve në terren. Do të kemi mundësi të përmirësojmë procesin e leximit, duke ulur pasaktësitë që vijnë si rezultat i leximit manual. Ne parashikojmë të ulim nivelin e humbjeve në nivelin e 16%.”

 

Advertisement

Si pasojë e instalimit të matësve inteligjentë, faturistët nuk do të duhet të dalin më në terren për të lexuar matësit për energjinë e konsumuar, por do të risistemohen në pozicione të tjera pune, pasi të trajnohen nga OSHEE.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy