Institucionet e drejtësisë raportojnë sot në Kuvend, opozita bllokon procesin! Berisha: Po na hiqni të drejtën të bëjmë pyetje si burri-burrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Seanca e sotme plenare në Kuvend pritet të jetë maratonë për shkak të raportimit të institucioneve të drejtësisë, duke nisur me Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK e në vijim me ILD, KLP e KLGJ.

Por seanca, e cila ka nisur në orën 10:00 është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës

Në nisje të seancës, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi tha se është parashikuar 150 minuta debat pas raportimit të çdo institucioni. Opozita këmbëngul që tu bëjnë pyetje krerëve të drejtësisë gjatë seancës, por PS refuzon.

Sipas Peleshit kjo është një praktikë e ndjekur që nga viti 2016, por e pazbatuar në dy vitet e fundit.

Advertisement

Në të njëjtën linjë ishte edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla.

“Ka një rregull, pyetjet depozitohen përpara seancës. Edhe kur do t’i bësh pyetje kryeministrit, pyetjet depozitohen përpara dhe kryeministri lexon pyetjen që i ka dhënë deputeti. Keni 5 orë për të folur, ndoshta ai aty (Berisha) nuk do që ju të flisni. Është puna e tij”, tha Balla.

Por sipas opozitës kjo është një tentativë për t’i mbyllur gojën opozitës dhe për të prishur seancën parlamentare.

“Kjo është një tallje me rregulloren dhe Kushtetutën dhe të drejtën e fjalës, por dhe tallje me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, se nuk janë as zëdhënës as sekretarë të deputetëve. Pse doni t’i hiqni të drejtën e pyetjeve deputetëve?”, tha Belind Këlliçi.

Advertisement

Për socialistët, fakti që deputetët e opozitës duan të bëjnë pyetje në seancë, është gjyq që ata duan ti bëjnë institucioneve të pavarura.

Nga ana tjetër, kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi  mazhorancën se po i heq opozitës të drejtën për të bërë pyetje direkte ‘si burri-burrit’.

Berisha: Mëkatarë, me dosje palë-palë, dhe gjumashë mbi dosjen e krimit, kanë bërë një kompromis që të fshihen para jush që të fshihen para jush duke na hequr të drejtën të bëjmë pyetje direkt si burri-burrit, si qytetari-qytetarit, si përfaqësuesi juaj në këtë parlament. Këta të gjithë këtu janë në konflikt interesi. Dil e betohu këtu në Kushtetutë se nuk ke dosje në SKAP? Dil betohu! Sepse ju jeni me dosje… Problemi juaj është se ju keni rënë në një kompromis për të vendosur errësirën. Ne kërkojmë të bëjmë pyetjet, të na gjykojnë shqiptarët për pyetjet që bëjmë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy