Integrimi/ Zaev: Nuk është e drejtë që Shqipëria të bllokohet nga Bullgaria

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndarja e Tiranës dhe Shkupit në procesin e integrimit në Bashkimin e Evropian do të sillte rezultate më konkrete. Deklarata vjen nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili gjatë një interviste për “Deutche Welle” theksoi se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i konfliktit që vendi i tij ka me Bullgarinë.

“Cdo shtet meriton të gjykohet nga rezultatet e tij. Edhe unë i uroj me vertete fat fqinjit tonë perendimor, Shqipërisë, të vazhdojë në atë rrugë nese Bullgaria vijon të bllokojë procesin. Fqinji yne meriton të vazhdojë në rrugëtimin e tij drejt Bashkimit Evropian dhe nuk është e drejte që procesi të jetë i lidhur me shtete te tjera. Une e besoj se te dy vendet eshte me mire te gjykohen vecmas”, tha Zaev.

 

Advertisement

Megjithatë, Zaev beson se me formimin e qeverisë së re në Bullgari, do të zgjidhen çështjet që kanë mbetur pezull.

 

“Unë jam optimist sepse gjatë vizitës tonë të fundit në 17 qershor, ne u takuam me të gjithë zyrtarët në Bullgari, presidentin, kryeministrin, ministrat dhe propozuan zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura. Dhe kishte një konfirmim të plotë të kësaj, por nevoja për pushtet politik në Bullgari mbetet. Kjo është arsyeja pse unë besoj se pas formimit të qeverisë së re në Sofje një zgjidhje është e mundur.”

 

Advertisement

Bullgaria ka  bllokuar Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shkupit dhe Brukselit, deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe aspektet historike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy