“Intervista e Ahmetajt tronditi socialistët”, analisti: SPAK është faktori më i rëndësishëm për hetimin e politikanëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Intervista e Ahmetajt tronditi socialistët”, analisti: SPAK është faktori më i rëndësishëm për hetimin e politikanëve

Analisti Ermal Hasimja komentoi situatën politike në vend dhe zhvillimet e fundit të SPAK.

Në një intervistë për edicionin e lajmëve në Vizion Plus me Roland Zilin, Hasimja tha se intervista e fundit e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ka tronditur “themelet” e socialistëve. Sipas tij, heshtja nga kampi rozë tregon frikë, por strategjia që ata kanë zgjedhur është heshtja.

Më tej, analisti shtoi se SPAK është një faktor i rëndësishëm, që do hetojë politikanët e korruptuar në Shqipëri.

Intervista e plotë:

Advertisement

 

-Sot në parlament pamë më shumë radikalizëm nga deputetët demokratë, por opozita kërkon që ta shtrijë më tej mosbindjen civile: sa efektive mund të jetë një strategji e tillë?

Kjo mbetet për tu parë. Kemi parë raste të tjera që nuk kanë qenë efikase për opinion publik.

-Lulzim Basha nuk i është bashkuar aksionit, por është gati të ulet në bisedime me Berishën për hir të bashkimit: në fakt, a ka shanse reale për pajtim, pas gjithë këtyre që kanë ndodhur mes tyre?

Advertisement

Në politikë asnjë herë nuk mund të thuash kurrë sepse të gjitha llojet e marrëveshjeve janë të mundshme, sicc ka treguar edhe e shkuara. Është plotësisht e mundshme. Pastaj a është logjike, kjo më duket pak e vështirë. Është e vështirë të mendosh PD me dy koka, dhe më pak i interesuar është Berisha sepse PD zyrtare është shumë e pafavorshme nga elektorati i djathtë. Do kishte qenë më logjike dhe më e mundshme si bashkëpunim që vetë PD zyrtare të kishte një mbështetje më të madhe për ta përdorur. Mbështetja është shumë e ulët dhe u duk në zgjedhjet e fundit vendore dhe mund të jetë në interes të Rithemelimit që të zhvlerësojë tërësisht grupin tjetër.

-Në krahun tjetër   socialistët po angazhohen për zgjedhjet parlamentare të vitit tjetër. Të dielë është asambleja e PS që duhet se nuk ka trazuar shumë ujrat deklaratat dhe akuzat e Ahmetajt. A mendoni se nuk kanë ndikuar akuzat e tij?

Akuzat kanë ndikuar shumë. Nëse e shikoni, në rastet e më parshme ka pasur reagime nga qeveria, në rastin konkret nuk ka asnjë reagim me peshë, dhe kuptohet peshën e ndikimit negativ që ka pasur intervista e Ahmetajt. Strategjia që është zgjedhur është ajo e injorimit.

-Ka një lojtar “politik”, SPAK. Si pritet të ndikojë puna e SPAK në raport me PS dhe PD, sepse ka persona që janë nën akuzë apo nën hetim

Advertisement

Është në dorën e SPAK. Ajo që është e rëndësishme mendoj unë do të ishte që të fillohet sipas një rendi logjik. Sot në Shqipëri ccështja e Berishës nuk është prioriteti madhor. Do ndikojë, SPAK është futur si faktor i ri i rëndësishëm dhe të gjitha drithijet dhe akuzat që hidhen do sqarohen. Drejtësia ka logjikën e vet dhe nuk varet nga kalkulimet politike dhe që është faktor i rëndësishëm është i padiskutueshëm./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy