Problemet me certifikatat e pronësisë, rrjeti i amortizuar elektrik dhe përmirësimi i infrastrukturës janë problematikat kryesore me të cilat përballen bashkitë e qarkut Shkodër. Ato ju bënë të ditura ministrit të shtetit për pushtetin vendor, Arbjan Mazniku, në turin e dialogut vendor që ky i fundit po zhvillon në të gjithë vendin. Fokusi është ngritja në një nivel të ri bashkëpunimi mes qeverisjes vendore e asaj qendrore.
ARBJAN MAZNIKU
MINISTËR I SHTETIT PËR PUSHTETIN VENDOR
Advertisement
“Puna më specifike që ne do bëjmë është që edhe problemet e vogla që kanë të bëjnë me infrastrukturën e vogël, me rriskun e pronave. mënyrën sesi funksionojnë të ardhurat dhe shpenzimet e bashkisë.”
Ministri Mazniku e quan një pikë kyçe këtë qasje të re, edhe për faktin se fondet europiane janë një element që bashkitë duhet t’i shfrytëzojnë maksimalisht përmes projekteve.
ARBJAN MAZNIKU
MINISTËR I SHTETIT PËR PUSHTETIN VENDOR
Advertisement“Pasja e kapaciteteve të cilta mund ti tërheqin këto fonde, mund të bëjën projekte të cilat janë të nivelin europian. Të kemi më shumë programe nga BE që në mund të aksesojmë fonde dhe një pjesë e këtyre financimeve vjen në fakt për bashkitë.”
Benet Beci e konsideron sfidë thithjen e fondeve nga qeveria dhe donatorët. Për këtë ai thotë se po punon të prezantojë projektet e duhura. Nga ana tjetër kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj është më i drejtpërdrejtë në paraqitjen e problemeve.
BENET BECI
KRYETAR I BASHKISË SHKODËR
“Ne duhet të provojmë që kemi kapacitete dhe të ofrojmë të gjithë më të mirën tonë.”
Advertisement
TONIN MARINAJ
KRYETAR I BASHKISË MALËSI E MADHE
Advertisement
“Unë i kërkova një projekt ligj për banesat që janë deri në 1991që mund t´ja japim banorëve që të kenë mundësi për t´i vënë edhe në dispozicion të turistave.”
Pas Shkodrës e Malësisë së Madhe, turin Mazniku e ka vijuar edhe në 3 bashkitë e tjera të qarkut.