
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Armando Subashi panë sot nga afër punën që po kryhet për zbatimin e projektit për rikualifikimin urban të qendrës së Cakranit.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se falë këtij investimi të rëndësishëm, Cakrani bëhet qendra e parë rurale në Bashkinë e Fierit, ku po zbatohet një projekt të tillë me qëllim ofrimin e hapsirave të reja publike për banorët e zonës.
Sipas Ballës projekti parashikon ndërtimin e unëzas dhe rikualifikimin e hapësirës në qendër të fshatit, duke përfshirë ndërtimin e shëtitores së re, trotuare, hapësira rekreative, gjelbërim dhe vendosjen e sistemit të ri të ndriçimit.
*Postimi i plotë i Taulant Ballës: *
Fier
Vijon puna
për zbatimin e projektit për rikualifikimin urban të qendrës së Cakranit.
AdvertisementFalë këtij investimi të rëndësishëm, Cakrani bëhet qendra e parë rurale në Bashkinë e #Fierit, ku po zbatohet një projekt të tillë me qëllim ofrimin e hapsirave të reja publike për banorët e zonës.
Projekti parashikon ndërtimin e unëzas dhe rikualifikimin e hapësirës në qendër të fshatit, duke përfshirë ndërtimin e shëtitores së re, trotuare, hapësira rekreative, gjelbërim
ndriçim
etj.
Ky investim pritet t’i japë zonës një standard të ri infrastrukturor, hov zhvillimit ekonomik dhe cilësi më të mirë jetese për banorët. Premtim i mbajtur
#ShqipëriaeArdhmjaJonë