Nis rikonstruksioni i stadiumit të Lushnjes/ Balla thirrje sipërmarrësve: Ejani investoni te ky ekip

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis rikonstruksioni i stadiumit të Lushnjes/ Balla thirrje sipërmarrësve: Ejani investoni te ky ekip

Nga studiumi “Roza Haxhiu” në Lushnjë, ku ka nisur puna për rikonstruksionin e tij, deputeti Taulant Balla iu ka bërë apel të gjithë sipërmarrësve të këtij qytetit që të vetëofrohen për të investuar te kjo skuadër.

 

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh i vendosur se ky epik shumë shpejt do të “do të kthehet në kryeqytetin e futbollit shqiptar”.

 

Advertisement

“Unë do të organizoj në ditët e para të janarit një bashkëbisedim me sipërmarrjen private të Lushnjes, të cilën do ta ftoja, sepse duhet ta kuptojmë që futbolli nuk mund të bëhet me para publike, pasi janë të destinuara për investime dhe problematika të tjera të qytetit. Do t’i ftoja që të vetëofrohen dhe ta rikthejmë Lushnjen atje ku ka hije. Nuk kam asnjë dyshim që në pak kohë, Lushnja do të kthehet në kryeqytetin e futbollit shqiptar. Këtu do të jemi. Ky është një investim që nuk është më në lëmin e fjalëve, por të veprave.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy